Në Durrës nuk lejohet dalja në det e motorëve të ujit

Motorët e ujit dhe mjete të tjera lundruese me karakter argëtimi të pushuesve në det, nuk lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Me urdhër të policisë kufitare në Durrës këto mjete qëndrojnë të bllokuar, edhe pse sezoni turistik ka nisur prej ditesh.

“Në lejet e çertifikatave të lundrimit kërkohet patentë për personat që marrin motorët me qera. Kjo është e pamundur të merret nga turistët apo pushuesit që marrin mjetet e lundrimit me qera.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për këtë është berë mos percaktimi i vendbazimit ku duhet të lundrojnë në licensat e reja, pavarësisht se vendet tashmë janë percaktuar nga njësitë vendore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjendur përballë këtij vendimi pronarët e ketyre mjeteve kanë protestuar, duke kerkuar që të zhbllokohet sa më parë situata.

Pronarët e quajnë një kerkesë të tillë absurde, pasi jo çdo pushues e disponon nje kualifikim të tillë.

Nga Durrësi deri në Kavajë operojnë 12 subjekte të tilla të licensuara për ushtrimin e aktivitetit me mjete motorike për sporte ujore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?