Në Elbasan të moshuarit probleme me votimin elektronik, ndihmohen nga familjarët
Procesi i votimit elektronik në Elbasan ka qenë i vështirë për të moshuarit, të cilët janë ndihmuar nga familjarët.
Elbasani për herë të parë voton në mënyrë elektronike. Janë 224 qendra votimi në qytet e fshat ku sot votohet për kryetarin e ri të bashkisë. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7 dhe qytetarët e parë kanë votuar. Ata ndajnë mendime të ndryshme për thjeshtësinë apo vështirësinë e procesit.
“Ishte pak i vështirë, shtyp këtu shtyp aty”, tha një e moshuar.
“E vështirë nuk dija nga ta shtypja, e gjeta më në fund, nuk është për moshën tonë ajo dihet”, tha një tjetër.
Gjithashtu vonesa ka pasur në disa qendra votimi ku një qytetar tha se ka qëndruar një orë në pritje.
“Unë kam një orë që po pres dhe tani po më detyrojnë që të iki fare të mos votoj. Nuk punon aparati thonë, si t’ia bëj, po iki fare me këta nuk merret vesh, këta duan ta marrin në tavolinë siç i marrin gjithmonë”, u shpreh qytetari.
Në disa qendra votimi qytet dhe fshat ka probleme me aksesin në internet të pajisjes së identifikimit të shtetasve.
KOHA JONË SONDAZH

