Në filtër të gjitha kompanitë e pastrimit, tragetet e skafet

Në filtrin e prokurorisë janë vënë të gjitha firmat e pastrimit në portin e Vlorës si dhe të gjitha tragetet dhe skafet që ankorohen në terminal. Mostrat e materialeve që u sekuestruan brenda tragetit të ardhur nga Brindisi në portin e Vlorës, do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore.

Hetimet për rastin e kontrabandës së mallarave të rrezikshme, kanë nisur prej 10 ditësh pas një plani masash për kontrollet e territorit, ku të përfshirë në hetim kanë qenë edhe inspektorë të mjedisit.

Operacioni për sekuestrimin e djeshëm dhe arrestimin e 6 personave ka nisur që dje në 5 mëngjes pas një informacioni të marrë në rrugë operative se në tragetin e nisur nga Brindizi me pasagjerë për në Vlorë kishte mbetje të rrezikshme. Trageti dhe të gjitha lëndët e rrezikshme sipas policisë, mes të cilave edhe amiant, do të qëndrojnë nën sekuestro derisa të jetë e nevojshme për hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?