Në fshatin Ngraçie, flet banorja që votoi e vetmja më 30 qershor
Enkelejda Kapllanaj, është e vetmja banore që theu bojkotin e fshatit Ngraçie në Mallkastër, në votimet njëpartiake të 30 qershorit. Banorët e tjerë shprehin pakënaqësitë për qeverinë. “30 qershori ishte dita e zgjedhjeve dhe nuk kishte arsye qe unë të mos shkoja për të votuar”. 242 banorët e tjerë, ndajnë mendim të kundërt me Enkelejda Kapllanajn, gruan që bëri që Ngraçia në Mallakastër të pagëzohet si fshati i një vote në votimet e 30 qershorit. Pas bujës së bojkotit masiv, në fshat mbizotëron qetësia. Votimi i 30 qershorit, thonë se u riktheu kujtimet e komunizmit, ndaj refuzuan.
KOHA JONË SONDAZH

