Në fshatin shqiptar, ku banorët flasin greqisht dhe marrin pension nga Greqia
Për të shkuar në fshatin Derviçan të Gjirokastër, duhet të dish gjuhën greke, pasi të gjithë tabelat orientuese janë të shkruara në Greqisht, pavarësisht se ky vend është pjesë e Shqipërisë. Banorët e zonës flasin greqisht dhe kjo gjuhë sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.
Banorët shprehen se në këtë zonë ka edhe shkollë ku mësohet greqisht. “Ne greqisht flasim që nga koha e Enverit deri më tani, kemi shkuar edhe greqisht. Akoma ka shkollë greke këtu.”.
Përpos kësaj, ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi. Shumë banorë në këtë fshat kanë edhe emra grek, ndërkohë që marrin edhe pension nga shteti i Greqisë.
“Ka ca njerëz që marrin pension, kanë punuar në Greqi dhe marrin, unë quhem Kristo”.