Në fundjavë, opinioni i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Në fundjavë pritet të mbërrijë opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse situata e Coronavirusit në Itali ka detyruar “Venecian” që të anulojë sesionin plenar të 20-21 marsit, puna e tyre nuk do të ndalet.

Kuvendi dhe Presidenti Ilir Meta do të njihen me dokumentin e hartuar nga zyrtarët e Komisionit, të cilët pritet t’i japin zgjidhje debatit për Kushtetuesen mes Kreut të Shtetit dhe mazhorancës. Kjo e fundit ka kërkuar opinion mbi faktin nëse Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën duke mos thirrur për betim Arta Vorpsin  dhe nëse zgjedhja e Marsida Xhaferllarit ka qenë përtej afateve të përcaktuara në Kushtetutë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë Presidenti në një arsyetim të gjatë ka kërkuar që Venecia të njihet me “puçin” kushtetues, siç e quan ai, ndërmjet Parlamentit dhe KED.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kërkoi një opinion nëse Ardian Dvorani nuk ka respektuar rendin kronologjik President-Parlament-Gjykatë e Lartë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Pas opinionin paraprak, në fund të marsit do të ketë edhe dokumentin përfundimtar për t’u interpretuar nga palët e përfshira në këtë proces. Dekreti i Presidentit Meta për emërimet në Kushtetuese është objekt i punës i komisionit hetimor, i cili ka afat deri me 8 Prill. Por edhe nëse ky mazhoranca do të vendosë për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, do të duhet verdikti final i Gjykatës Kushtetuese , e cila në këto momente nuk ka kuorumin për të marrë vendim për këtë çështje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?