Në Fushë Kuqe votuan 6 persona, por në kuti u gjetën 60 fletë votimi

Parregullsitë në votimet e 30 qershorit po hetohen nga disa prokurori në vend. Kështu në Kurbin, kandidati për kryetar bashkie i Bindjes Demokratike akuzon komisionerët e dy qendrave të votimit në Fushë Kuqe se kanë mbushur kutitë e votimit.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin ka regjistruar procedimin penal nr. 228, datë 01.07.2019, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit të Komisariatit të Policisë Kurbin.

Sipas këtij referimi, shtetasi Edmond Piroli, kandidat për kryetar i Bashkisë Kurbin për subjektin  politik “Bindja  Demokratike”, në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019, pretendon se anëtarët e Komisionit të dy Qendrave të Votimit në fshatin Fushë-Kuqe, Kurbin kanë futur në kutitë e votimit fletë votimi dhe kanë nënshkruar në emër të votuesve, pa qenë prezent votuesit” njoftoi prokuroria e përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht, sipas kallëzuesit, në dy qendrat e votimit, në ambientin privat “Lokal i shtetasit Vasil Ulaj”, në Fushë-Kuqe, pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë ka në fazë verifikimi deklaratën për shtyp të kryetarit të Partisë Demokratike, dega Korçë, ku përmenden regjistrime video në lidhje me parregullsi të procesit të votimit, rezultatet e të cilit do të raportohen në ditët në vijim.

Sakaq Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, më datë 02.07.2019 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 1594 të vitit 2019 për veprën penale “Votimi më shumë se një herë” parashikuar nga neni 327/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit O.O. Ky material është regjistruar mbi bazë të referimit të Komisariatit të Policisë Cërrik datë 01.07.2019.

(Foto ilustruese)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?