Në garë për Elbasanin, objektivi i Luçiano Boçit: Do të katërfishoj të ardhurat e qytetarëve
Kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi zhvilloi një tryezë diskutimi me ekspertët e turizmit në Elbasan, për të kërkuar mendimin e tyre mbi projektet e propozuara prej ekipit të tij.
Ai deklaroi se mbi 70 persona kanë punuar mbi atë që do të jetë platforma e tij zgjedhore. Boçi tha se synimi i tij është të rrisë katërfish të ardhurat e qytetarëve.
“Ka vetëm një cilësor që përdoret për Elbasanin: Ai është i bukur! Sikur ne të përthithim në Elbasan një të pestën e gati 8 milionë vizitorëve që hyjnë në Shqipëri në vit, objektiv i mundshëm, do të kishim jo më pak se 55 milionë euro të ardhura për qytetarët. Synimi ynë në fakt është të arrijmë 4 herë më shumë brenda fundit të mandatit tim”, u shpreh ai.