Në garë për kryetar/Agron Shehaj: PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë përsëri në 2025

Kandidati për kryetar i PD-së, Agron Shehaj në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD, thotë se partia duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

”Kandidimi im nuk është një përpjekje për të marrë një post, por fillimi i ndryshimit. PD duhet të ndryshojë sot që të jetë e mundur të ndryshojë Shqipërinë nesër. Nuk do zgjidhet vetëm kryetari i ri, por do të vendosin nëse duan të fitojnë ose humbasin prapë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në 13 qershor anëtarët e PD-së nuk do të zgjedhin thjesht kryetarin e ri, por do të vendosin nëse do të fitojnë apo të humbasin prapë në 2025. Unë kam ndershmërinë, përvojën dhe aftësinë për ta çuar PD-në në rrugën e fitores.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edi Rama është i korruptuar dhe antidemokratik. Për të mundur regjimin e tij, PD dhe Shqipëria kanë nevojë për një politikan ndryshe nga ai. Partia jonë ka nevojë për reformë të thellë dhe të menjëhershme. Të qenurit kryetar i PD, duhet të jetë përgjegjësi dhe jo vetëm privilegj”, tha Shehaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, ai tha se ka hequr çdo mundësi për bashkëqeverisje me mazhorancën. ”Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD nuk do ketë asnjë bashkëqeverisje”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?