Në garë për kryetare, Edith Harxhi prezanton platformën politike: Ringritja e PD-së shënon fundin e tranzicionit shqiptar
”Beteja jonë do të zhvillohet në Parlament me propozime serioze, dhe me një denoncim aktiv me dosje të faktuara ndaj çdo përpjekje korruptive apo kriminale, pa asnjë kompromis të çdo kancelari evropiane. Sensibilizimi i opinionit publik dhe ndërkombëtar, me anë të faktimit të rasteve korruptive, bashkëpunimit me parti aleate në Bashkimin Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fitimi në radhë të parë i besimit të shumicës së vendit, se PD-ja këtë luftë e ka seriozisht do të jenë në themel të opozitarizmit tonë. Mandej, në pushtet,PD-ja nën drejtimin tim zotohet të ketë përkushtimin maksimal ndaj kësaj lufte”. Kjo është një pjesë e asaj që premton kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike. E vetmja grua në garë, Edith Harxhi ka prezantuar planin që ka për drejtimin e selisë blu, ku për më tepër nënvizon se ”Partia Demokratike duke adresuar problemet ideologjike dhe strukturore që ka, dhe shumë shpejt do të rikthehet në forcë qeverisëse e vetme”.
Disa nga pikat që prezanton Edith Harxhi
➢Partia Demokratike t’iu kthehet anëtarëve të saj dhe t’i shërbejë interesit qytetar;
➢Të vendosen debati dhe konkurrenca e lirë brenda Partisë;
➢T’i jepet fund emërimeve nga ana e Kryetarit apo Kryesisë së Partisë;
➢Të mundësohet decentralizimi dhe autonomia e degëve të Partisë nëpër qarqet e vendit.
➢Të ndodhë bashkimi i Partisë rreth vlerave dhe parimeve të djathta dhe rikthimi i çdo
personalitetit e kontribuesi, që prej themelimit të Partisë dhe atyre që e konsiderojnë Partinë
Demokratike shtëpinë e tyre. Kështu, do të arrijmë një ringritje, bashkim dhe forcim të së
djathtës shqiptare;
➢Të pranohen të rinjtë shqiptarë dhe kontributi, idetë dhe vizioni i tyre të jenë pjesë e programit
qeverisës. Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas duhet të ketë të drejta si gjithë anëtarësia
e Partisë dhe anëtarët e FRDP-së dhe LDGSH-së të jenë anëtarë partie. Në kohën e inteligjencës
artificiale, idetë e reja dhe vizioni për të ardhmen duhet të jenë pjesë e rëndësishme e Partisë
Demokratike.
➢Gjithashtu, Partia duhet të ketë një Akademi Politike funksionale, e cila do të trajnojë brezin e ri
të politikanëve të djathtë.
➢Të pranohen të gjithë anëtaret e Lidhjes Demokratike të gruas anëtare me të drejtë vote të
barabartë si gjithë anëtarët e tjerë të Partisë.
Lexoni më poshtë platformën e plotë