Në garën e Primareve për Tiranën, Këlliçi: E kam diskutuar me zonën time elektorale
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi është kandidati i parë që do të përfshihet te primaret për të qenë kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
”Fillimisht e kam diskutuar me zonën time elektorale, por edhe me familjen time. Nuk ma vjedh dot njeri kollaj votën, kam marrë rezultatin më të mirë në 30 vite edhe pse kam garuar në një zonë bastion të së majtës siç është Kombinati. Pra nuk ma merr njeri votën, i kam dhënë provat për këtë”,-tha Këlliçi.