Në Gaza dhe Liban goditëm 175 obiektiva terroriste

Forcat Ajrore izraelite goditën dje rreth 175 objektiva terroristë në Rripin e Gazës dhe Liban, ndërsa përleshjet nga rreze të afërta vazhdojnë në terren si në Liban ashtu edhe në Rrip, deklaroi ushtria (IDF).

Ndër objektivat e goditura janë depo armësh, puse lëshimi dhe infrastruktura terroriste të Hamasit dhe Hezbollahut, thuhet në shënimin e publikuar në Telegram.

Forcat Ajrore “goditën dhe eliminuan mbi 65 terroristë të Hezbollahut në Libanin jugor dhe goditën dhjetëra objektiva terroristë të Hezbollahut, duke përfshirë celula terroriste, hendetëse që synonin civilët izraelitë dhe objektet e infrastrukturës terroriste”, shkruan IDF.

Trupat e IDF vazhdojnë aktivitetin operacional në pjesët veriore, jugore dhe qendrore të Rripit të Gazës.

Trupat eliminuan dhjetëra terroristë në luftime të ngushta në terren dhe në sulme ajrore, çmontuan infrastruktura të shumta terroriste dhe konfiskuan sasi të mëdha armësh. /os/ ATSH

SHKARKO APP