Në grevë prej dy ditësh, 170 të dënuar në burgun e Peqinit kërkojnë amnisti
170 të dënuar në burgun e Peqinit kanë dy ditë në grevë urie ndërsa akuzojnë shtetin se ka qenë ndikues në krimet dhe dënimet e tyre.
Ata do të qëndrojnë në grevë pa afat në rast se nuk miratohet amnistia e përgjithshme teksa kërkojnë që:
-Të gjitha dënimet e dhëna ndaj të dënuarve aktual të përgjysmohen; Të gjitha dënimet me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj të dënuarve aktual të kthehen në 20 vite burgim; Të gjithë të paraburgosurit aktual të kenë të njëjtin përfitim sa më sipër pas dhënies së vendimit nga gjykata.
Të dënuarit bëjnë kanë paraqitur këtë peticion drejtuar Kuvendit, Presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj duke u bazuar në gjendjen e rëndë ekonomike që ndodhet familja e tyre.