Në historinë e Shqipërisë, Saimir Tahiri është ministri i dytë që dënohet me burg
Saimir Tahiri bëhet ministri i dytë që dënohet me burg, kjo për kohën e demokrasisë në vend. GJKKO e dënoi ish-ministrin e Brendshëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg, por me gjykim të shkurtuar ulet në 3.4 vite burgim.
I pari ish-ministër që u dënua ishte Spiro Ksera. Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë ”Berisha 2”, u arrestua në 30 janar të 2016.
Dhe në 15 shtator ai u dënua me 1.8 vite burg pasi u akuzua se vodhi fondet, rreth 30 milionë lekë për aktivitete sociale për fëmijët në nevojë, romët dhe moshën e tretë, që nuk u realizuan kurrë.