Në izolim që prej 30 dhjetorit, Berisha: Ylli ynë polar është interesi kombëtar!

Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin e sotëm nga demokratët poashtë banesës së tij, ka përshëndetur të gjithë qytetarët protestues, që e kanë ndjekur gjithmonë.

”Për ne, interesi kombëtar është i pari dhe sot interesi kombëtar i Shqipërisë është vetëm një, e ardhmja demokratike dhe evropiane e saj. Do e bëjmë Shqipërinë si Europa, kjo është mbi çdo kauzë për ne. Prandaj dhe ne realizojmë të pamundurën, prandaj ne jemi parti e shpresës, prandaj ju jeni misionarë të shpresës. Prandaj ne jemi parti e ëndrrës, parti e fitoreve epokale!

Prandaj dolëm kundër të gjitha përpjekjeve antishqiptare të serbomadhisë, rusomadhisë, ndarjes së Kosovës, Ballkanit të Hapur, që njohën si promotor, argatin e Vuçiçit, Edi Ramën. Prandaj ne denoncuam me guxim mbrojtjen që Edi Rama i bëri thirrjes nga Beogradi të sanksionet të NATO-s dhe BE-së për Rusinë.

Prandaj ne denoncuam luftën e Tiranës e megafon të Luftës së Ftohtë ndaj Prishtinës. Koha provoi se në të gjitha këto qëndrime, ne kishim të drejtë. Ylli ynë polar është interesi kombëtar. Prandaj dhe unë kam bindjen më të thellë se ditë të bardha po vijnë për Shqipërinë”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Sali Berisha.

SHKARKO APP