Në janar rikthehen bastet, Shyti: Do hapen 1500 pika në mbarë vendin
Qeveria ”Rama 3” ka publikuar projektbuxhetin për vitin 2023. Në të është përfshirë edhe rikthimi i basteve sportive, që rinisin nga 1 janari 2023.
Ish-kryetari i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti thotë se në të gjithë vendin duhet të ketë 1500 pika bastesh. Në një intervistë për ”Euronews Albania”, Shtyi u shpreh se qeveria gaboi me lejimin e shumë pikave të basteve më parë dhe sipas tij, kjo ndodhi për shkak se merrte taksë nga këto aktivitete.
“Këtu diskutohet, nëse duam të bëjmë një gjë të ligjshme, apo ta lëmë të paligjshme. Jo 3000, duhet të jenë 1500 pika bastesh në të gjithë Shqipërinë. Edhe 1,500 janë shumë. Shteti shqiptar, në atë kohë, merrte për çdo pikë të hapur, taksë. Kjo e shtynte që për të kërkuar përfitime në buxhet, i shtonte numrin me pa të drejtë. Kemi dëgjuar kryeministrin që tha nuk do ketë pika fizike, kjo do i eleminojë pikat fizike që ishin çdo 100 metra, që ishte një gabim i madh”, theksoi ai.
Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit. me efekt nga 1 janari, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit. 31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit që në Shqipëri u lejua vendosja e basteve.