Në janar u sekuestruan 5 milionë euro asete kriminale

Në janar 2019 Policia e Shtetit sekuestroi 5 milionë euro asete kriminale, ndërkohë që në vitin 2013 sekuestroi vetëm 1.2 milionë euro. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet të organizuar në mjediset e Akademisë së Sigurisë, ku foli për transformimin që ka pësuar Policia e Shtetit dhe luftën pa kompromis kundër krimit.

“Jo unë, as ministri i Brendshëm apo drejtori i Policisë së Shtetit, por faktet dhe shifrat flasin më së miri për faktin që jemi në një fazë të ndërmjetme ku ka shumë arsye për të qenë krenarë për shumëçka është bërë, ashtu sikurse ka motive për të kërkuar më tepër”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se “vetëm pak javë më parë Guardia di Finanza e konfirmoi pastrimin e Shqipërisë nga fenomeni i përhapur i kultivimit të kanabisit. “Me numrin më të lartë të fluturimeve skanuese në territorin e Shqipërisë sipërfaqja e zbuluar ishte 0.8 ha, praktikisht asgjë. Ndërkohë që vetëm 5 vitet më parë Guardia si Finanza, me një numër më të kufizuar orësh fluturimi evidentoi 320 ha”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh se “ky është një kapërcim i madh që nuk do thotë se ne kemi tejkaluar sfidën kundër drogës dhe trafikimit të saj, pasi kjo është sfidë e të gjitha vendeve dhe nuk ka se si të mos jetë edhe sfidë e vendit tonë”. “Besoj fort se edhe me shtysën domethënëse të Ministrisë së Brendshme, në vijim të një pune të nisur me fokusimin e mëtejshëm të operacionit ‘Forca e ligjit’, dhe me ndërveprimet e shtuara në institucionet e agjencive të tjera, nuk kemi asnjë arsye që të mos jemi besimplotë që e nesërmja do të jetë më e mirë”, shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?