Në këmbë drejt Greqisë me 20 kg kanabis: Kapet në Qafë-Botë 26-vjeçari

Një sasi prej 20 kg kanabis është sekuestruar nga policia kufitare e Sarandës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike.

I arrestuari është Florian Dervishaj, 26 vjeç, banues në Patos të Fierit.

Dervishaj u ndalua nga blutë në “Qafë-Botë”, në vendin e quajtur “Bashkimi i Përrenjve”, ndërsa po transportonte në këmbë drogën, në tentativë për të kaluar kufirin e gjelbër.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike rreth 20 kg, e ndarë në 19 pako, të mbështjella me letër natribani të tejdukshme.

“Shpërndarësit” në Kukës arrestojnë 2 të rinj, sekustrohen 309 gr kanabis

 Ndërkohë në Kukës janë arrestuar dy persona, ndërsa janë sekuestruar 309 gram kanabis.

Policia vuri në pranga  J.Gj, 17 vjeç banues në fshatin Ujmisht dhe Mariglen Potjan,  33 vjeç, banues në fshatin Bushtricë. Sipas bluve, lënda narkotike iu gjet e fshur në trup 17 vjeçarit, i cili do ja shiste shtetasit Mariglen Potja./Ora

SHKARKO APP