Në kërkim ndërkombëtar, ideatori i laboratorit të heroinës
Biznesmeni Admir Hoxha, ideatori i laboratorit në Brenog të Hasit që u zbulua rreth 1 javë më parë, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit. Për prangosje e biznesmenit, uniformat blu kanë kërkuar bashkëpunim edhe homologëve të tyre gjermanë dhe italianë, për të rënë në gjurmë të Hoxhës.
Sipas burimeve, ideatori dhe personi që kishte krijuar megaloboratorin e përpunimit të heroinë Admir Hoxha bashkë me dy ekspert turq dhe një kosovar, u larguan nga vendi ynë disa ditë para se të zhvillohej operacioni ku përfunduan në pranga 27 persona dhe u lëshuan 44 urdhër-arreste.
Pistat kryesore që po hetohetet nga prokuroria e Krimeve të Rënda është se, blerja e heroinës dhe më pas shpërndarja e saj bëhëj nga një grupi i strukturuar kriminal, Avdulaj nga Shijaku. Saimir Gjipali dhe Hekuran Hoxha ishin edhe kontraktuesit me anëtarët e tjerë të grupit, si në Lezhë, Fier dhe Sarandë. Më herët organi i akuzës ka nisur edhe verifikimin pasuror, ndërsa do të kalojë në sitën e ligjit “antimafia”, familjarët e Admir Hoxhës.
Sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave do të shihet edhe aktiviteti tregtar i biznesmenit Hoxha e po kështu, pasuritë e paluajshtme të cilat sipas prokurorisë mund të kene rrjedhur nga ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm.
KOHA JONË SONDAZH

