Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Mirditë i dënuari me katër vite burg

Kol Rregji, në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me katër vite burg është arrestuar sot në Mirditë.

Ai kërkohej për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kapën shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar :

Swiss Digital Mobile Reklama

– Kol Rregji, 55 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, lënë në fuqi nga  Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 11 Prill 2018, për vepren penale ” Kultivim i bimëve narkotike”.

Ngjarje e ndodhur në gusht të 2015, ku në parcela pronë të tij, janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike cannabis sattiva.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?