Në kërkim ndërkombëtar për drogë, lezhjani ekstradohet në Itali

Policia e Lezhës njofton se ka arrestuar një person, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge.

Uniformat blu të Lezhës bëjnë me dije se në pranga ka rënë K.M 24 vjeç, ndaj të cilit gjykata Monzës në Itali kishte caktuar “arrest me burg” për vepra që lidhen me trafik të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Lezhë

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dyshuar për përfshirje në veprimtari  kriminale në fushen e narkotikëve

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve,në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

  • K.M.,24 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Monzes/ Itali, në Maj 2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në fushen e narkotikëve parashikuar në nenet 73,110 dhe 112 të Kodit Penal Italian

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?