Në kërkim ndërtuesi, akuzohet për vrasjen e 8 anëtarëve të familjes Lala

Ndërtuesi i vilës katër katëshe në zonën e Kënetës, ku humbën jetën 8 anëtarë të familjes Lala është shpallur në kërkim nga Policia. Ai akuzohet për vrasje me dashje në mënyrë indirekte. I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari Ramë Lala. Gjendja e tij shëndetësore nuk është paraqitur e mirë prandaj është nisur drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar. Jetën e Ramë Lalës, e shpëtoi një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake krijoi mjaft hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës katër katëshe nga tërmeti i fuqishëm që la pas 51 viktima.

Anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik

1. Amelia Lala 8 vjeç
2. Sahadete Lala 79 vjeç
3. Griselda Lala- 22-vjeç
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç
7. Dionisa Lala 2 vjeç
8. Ilir Lala, 52 vjeç

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?