Në kërkim për përndjekjen 1-vjeçare, arrestohet i riu në Tiranë

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për përndjekje është arrestuar nga efektivët e komisariatit 1 në Tiranës.

Në pranga u vu R.I., 27 vjeç, i nga Maqellara e Dibrës. I riu i arrestuar te “Rruga e Elbasanit” akuzohet se ka përndjekur një shtetase për 1 vit.

“Gjykata e Tiranës i ka caktuar 27-vjeçarit masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Përndjekja’, pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe”, njoftoi polica.

Arrestimi i 27-vjeçarit erdhi “bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit në kërkim”, shtuan të njëjtat burime.

SHKARKO APP