Në kërkim për skandalin e inceneratorëve, ndalohet nga policia në Rinas Etleva Kondi
Ishte shpallur në kërkim pas urdhrit të SPAK për ta arrestuar në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ndalohet nga policia në Rinas Etleva Kondi.
Mësohet se Etleva Kondi ka qenë në Itali dhe se tashmë ndodhet e ndaluar nga policia.
Asaj i është komunikuar masa e vendosur nga Gjykata sapo ka zbritur në Rinas dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për vijimin e procedurave.
Më pas Etleva Kondi është shoqëruar nga policia për në banesën e saj, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Ajo u shpall në kërkim me urdhër të SPAK e akuzuar për përfshirjen në aferën e inceneratorit të Elbasanit.