Në kërkim të ëndrrës Gjermane, destinacioni i të rinjëve shqiptarë

Në itinerarin 05:30-06:30 të mëngjesit, pesë autobusë lanë terminalin e autobusëve ndërkombëtarë dhe u nisën për në Gjermani. Gati 90 për qind e udhëtarëve janë mosha të reja.

“Në gjermani, arsyeja mundësitë ekonomike të vendit, arsyeja për një punë, për shkollë për studime, çfarë të kemi mundësi të arrijmë në Gjermani”, tha një udhëtar. ”Për Gjermani, për momentin po nisem thjesht për kështu por nëse do gjej një punë do qëndroj”, tha një tjetër, ndërkohë shtoi se po largohet për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Largimet masive vazhdojnë çdo ditë. Kreshnik Gjini punonjës në një nga agjencitë e udhëtimit brenda terminalit tregon se shqiptarët përdorin çdo mënyrë për t’u larguar dhe se ëndrra e tyre për të qëndruar në vendet e BE ia kalon mundësive të shteteve pritëse.

Ajo që këta të rinj lënë pas është familja, e cila po zvogëlohet gjithmonë e më tepër me largimin e fëmijëve, duke sjellë kështu një popullsi më të plakur dhe një Shqipëri që po shpopullohet çdo ditë e më shumë.

SHKARKO APP