Në kërkim të Suel Çelës? RENEA rrethon tregun e fruta-perimeve në Elbasan, raportohet për 5 persona të shoqëruar
RENEA ka zbarkuar këtë të premte në Elbasan, ku ka zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve. Tregu është në pronësi të fisit Çela. Më konkretisht të Petrit Çelës, babai i Suel Çela. Ky i fundit aktualisht është në kërkim nga SPAK-u se ka porositur vrasje.
Aksioni në fjalë është zhvilluar pak minuta më parë, ndërsa zona përreth tregut të fruta-perimeve është rrethuar. Mësohet se janë deri më tani 5 persona të shoqëruar, ndërsa nuk dihet identitet i tyre si dhe arsyet e shoqërimit.
Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente pa urdhër gjykate për të ushtruar kontrolle. Nga ana tjetër banorët janë shprehur të indinjuar për shkak të këtyre kontrolleve.