Në këtë kohë krize, emigrantët ”mbajnë me bukë” familjarët në Shqipëri

Çmimet e larta shqiptarët po i përballojnë me ndihmën e të afërmve të tyre emigrantë. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë në gjashtë muajit e parë të vitit emigrantët kanë sjellë në vend 376 milionë euro, shifra më e lartë që prej vitit 2010.

Dërgesat e emigrantëve në gjashtë muajit e parë të këtij viti kanë arritur në nivelin më të lartë që prej vitit 2010.

Në të dhënat e bëra publike nga Banka e Shqipërisë thuhet se nga janari në qershor remitancat u rritën me 36 milionë euro krahasuar me vjet, dhe në total arritën në 376 milionë euro. Kjo është vlera më e lartë e dërgesave e bërë në gjashtëmujor, prej 12 vitesh.

SHKARKO APP