Në kohë pandemie Rama ndalon protestat dhe Panairin e Librit, por jo panairin e bashkisë së Tiranës
Në kohë pandemie çdo aktivitet që sjell grumbullime është i ndalaur për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.
Por kjo pikë e protokollit për pandeminë nuk zbatohet për të gjitha rastet. Nga e premtja në të dielë në sheshin “Skënderbej” bashkia e Tiranës do të zhvillojë panairin e bujqësisë
Veç grumbullimit në tendera nuk mungojnë as ata që abuzojnë me përdorimin e maskës.
Ndërkohë që në shesh gëlojnë grumbullimet efektivët e policisë qëndrojën vetëm në hyrje të sheshit duke gjobitur kalimtarë të rastit, por pa vëzhguar situatën në aktivitet.
Për shkak të pandemisë institucionet kanë penguar shumë aktivitete, mes tyre dhe protestat apo dhe panairin e librit, por kur vjen puna tek bashkia e Tiranës standardet ndryshojnë. ?Ora News