Në komisionet e Vettingut ka vende të lira pune. Ja ku të aplikoni

Ministria e Brendshme, bën me dije se janë pesë vende të lira pune tek Komisioni i Jashtëm i vlerësimit dhe sekretariatin teknik.

Bordi i Përzgjedhjes së Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit Kalimtar dhe Periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme ka zhvilluar mbledhjen e konstituimit, në zbatim të ligjit.

Vendimi i parë i Bordit ishte shpallja e vendeve të lira për 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Afati për dorëzimin e dokumentave të kërkuara për personat e interesuar për t’u bërë pjesë e Komisionit është 15 ditë nga shpallja. Bordi i Përzgjedhjes rezervon të drejtën për të kryer verifikimin e të dhënave të deklaruara nga kandidatët në aplikimin e kryer.

Swiss Digital Mobile Reklama

Klikoni KËTU

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?