Në konferencë me Vuçiçin, kryeministri Orban i kërkon lirimin e tre policëve të Kosovës
Kryeministri hungarez Viktor Orban, në konferencën në Beograd me presidetin Vuçiç, u kërkoi sot autoriteteve serbe që të lirojnë tre policë të Kosovës, të arrestuar javën e kaluar në një zonë kufitare mes dy vendeve, sipas Reuters. Tre policët e Kosovës ndodhen në paraburgim që nga momenti i arrestimit.
Si Beogradi ashtu edhe Prishtina dhanë lokacione të ndryshme për arrestimin e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestimet ishin të fundit në një seri zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikën e dhunës së përtërirë mes ish-armiqve të kohës së luftës.
Pas një sesioni të përbashkët të dy qeverive në qytetin e Suboticës, në Serbinë Veriore, Orban tha se lirimi i tre policëve “me siguri do ta ndihmonte Serbinë”. Në konferencën e përbashkët për Orban i kërkoi Vuçiçit që ta ”shqyrtojë kërkesën e tij”.