Në Korçë, ”hemorragji” e refugjatëve nga Lindja e Mesme
Hemorragjia e klandestinëve nga Lindja e Mesme që synojnë vende të BE-së nëpërmjet Shqipërisë, nuk ka të ndalur. Me gjithë masat e marra nga policia shqiptare, e ndihmuar edhe nga kolegët e BE-së dhe të Frontex për kontrollin e kufirit, sërish shumë klandestinë arrijnë të kalojnë “Kufirin e gjelbër” mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke ecur për ditë të tëra në këmbë, nëpër shtigje të improvizuara, me shpresën se do t’i shpëtojnë syrit të policisë. Disa prej tyre ia arrijnë, ndonëse janë ende shumë larg destinacionit të tyre final. Edhe pse të lodhur pas dy ditëve rrugë, ata janë optimistë se do të arrijnë në destinacion, ndërsa duket se janë të lumtur që sapo hynë në territorin shqiptar. /A2Cnn/