Në Korçë pensionet shpërndahen në shtëpi me postë, por ndihmat ekonomike pranë zyrave

Rreth 46 mijë pensionistë në Qarkun e Korçës nuk do e kenë të nevojshme të drejtohen pranë Postës për tërheqjen e pensionit, pasi sipas aktit normativ pensioni do t’ju dërgohet në shtëpi.

Një punë e tillë ka nisur tashmë, bën me dije për Ora News drejtori i Postës Valter Gora.

Kjo si masë lehtësuese dhe fakti që pensionistët nuk duhet të dalin nga shtëpitë.

Ndërkohë sa i përket ndihmave ekonomike ato do të shpërndahen pranë zyrave, por duke respektuar radhën dhe pa u grumbulluar.

SHKARKO APP