Në Korçë studentët kërkojnë rikthim në auditorë

Vendimi i qeverisë për mos hapjen e universiteteve për shkak të Covid-19, i ka gjetur papërgatitur studentët e universitetit “Fan Stilian Noli” në Korçë. Përveç shpenzimeve që kishin bërë studentët, duke zënë shtëpia me qira, duket se mësimi online nuk po përftohet nga 90 për qind e studentëve të këtij universiteti.

Sipas Kodhel Zëres, kryetarit të Këshillit Studentor “është java e dytë që ka filluar mësimi, dhe 90% e tyre nuk ka filluar mësimin. Shumë studentë nuk kanë infrastrukturën e duhur, shumë të tjerë vijnë nga zona rurale ku nuk ka internet, ose janë me ndihmë ekonomike dhe nuk mundet ta përballojnë koston e paketave të ndryshme”.

Në këtë situatë, studentët apelojnë për rikthimin në auditore dhe shpresojnë që qeveria mos ta zgjasë me mësimin online, pasi ky lloj mësimi nuk është aspak efikas. Krahasuar me 1 vit më parë në Universitetin e Korçës, ka një numër më të madh regjistrimesh të studenteve.

SHKARKO APP