Në korrik ”skifterët” vodhën 12 makina të shtrenjta

Në këtë sezon pushimesh, veç vjedhjes së banesave shtohen ndjeshëm edhe vjedhjet e automjeteve. Emigrantët që kthehën në atdhe bien më së shumti pre e grabitësve. Të dhënat e policisë tregojnë se hajdutët synojnë më shumë makinat e shtrenjta.

Automjetet luksoze në Tiranë, vijonë të jenë objektiv i grabitësve. Në muajin korrik, sipas shifrave te policisë, në kryeqytet u vodhën 12 makina të shtrenjta. Por hajdutët edhe për makinat po synojnë gjithmonë e më shumë automjetet e luksit. Vlera e tyre ka qenë më lartë se makinat e vjedhura në korrik një vit më parë.

Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat: “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri” dhe “ish-Blloku”. Makinat janë grabitur kryesisht në parkingje, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”. Nga muaji janar deri në qershor, policia pohon se janë vjedhur gjithsej 50 automjete. Problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve. Vetëm në çerekun e rasteve të raportuara për vjedhjet e makinave, uniformat blu kanë prangosur grabitësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?