Në Kosovë ka rrezik potencial për sulm terrorist, thotë këshilltari i Kryeministrit

 

Edon Miftari, këshilltar për sigurinë nacionale i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se në Kosovë ka rrezik potencial për sulme terroriste.Në “Ballë për Ballë” të Klan Kosovës, Miftari ka përmendur arsyet se pse Kosova është vendi me rrezik potencial për sulme terroriste.

“Është konstatuar se edhe Kosova duhet të ndërmarrë masat dhe të rrisë nivelin e sigurisë. Ka kërcënim potencial, Kosova është aleate e SHBA’së në luftën kundër ISIS’it dhe Kosova fatkeqësisht ka kontribuar me pjesëmarrës në këtë problem global" tha ai.

Ndryshe, më herët u raportua se si pjesë e angazhimeve shtesë në luftën kundër terrorizmit dhe rrjeteve që mbështesin terrorizmin dhe aktivitetet ekstremiste, Skënder Hyseni, ministër i Brendshëm i Kosovës, me anë të një vendimi ekzekutiv ka shfuqizuar lejet e punës dhe ka mbyllur përfundimisht aktivitetet e të gjitha formave për 16 organizata joqeveritare që vepronin në petkun e kinse organizatave me karakter humanitar.

SHKARKO APP