Në krye të KED-së për 2021 vendoset Ervin Pupe

Vitore Tusha nuk do të jetë më në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nga e marta e 5 janarit 2021, ajo do t’i lërë detyrën gjyqtarit të lartë, Ervin Pupe.

Anëtarët e rinj të KED janë: Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska nga ‘Kushtetuesja’, ndërsa anëtar zëvendësues nga gjykata Kushtetuese u zgjodh magjistratja Fiona Papajorgji.

Nga Gjykata e Lartë anëtarë do jetë Ervin Pupe, ndërsa Ilir Panda u zgjodh anëtar zëvendësues. Pupe, si gjyqtari më i vjetër, pritet që edhe të marrë edhe drejtimin e KED përgjatë vitit 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësues i prokurorisë së Përgjithshme u zgjodh Adnan Xholi, Gjykata e Apelit do të përfaqësohet nga Astrit Kalaja dhe Elona Toro, ndërsa prokuroria e Apelit nga Gjon Fusha dhe Genti Xholi. Përfaqësuesja e gjykatës Administrative do të jetë Rilinda Selimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?