Në Kukës banorët vishen me xhupa

Për banorët e Kukësit ditët e nxehta morën fund. Në mënyrë të menjëhershme ata po përballen me temperatura të ulta, të cilat i kanë detyruar të vishen trashë. Nga ana tjetër Kukësi po përjeton kohë të gjatë pa reshje dhe niveli i liqenit ka rënë ndjeshëm.

Banorët kanë veshur xhupat, kurse rrugët dhe sheshet janë boshatisur nga i ftohti. Dimri në Kukës erdhi parakohe. Pas stuhisë, temperaturat ranë në 11 gradë celsius.

Po hyjmë në muajin e dytë të vjeshtës e kjo periudhë po shënon rekordin e radhës për mungëse të reshjeve. Nuk mbahet mend hera e fundit me reshje shiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?