Në Kuvend me makinë 270 mijë euro? Ahmetaj i përgjigjet Palokës
Aktualitet E Martë, 26 Tetor 2021 22:00
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuzës së të deputetit Edi Paloka, që në Kuvend vjen me makinë 270 mijë dollarë. ”Kush e gjen dot ndryshimin mes një Hyundai Genesis 28 mijë dollarë dhe një Bentley 270 mijë euro? Ta kuptojnë zemrat e zjarrta që dhe njëherë tjetër shpërndanë një lajm qorr e thuthuq”,-shkruan Ahmetaj në facebook.