Në Laç nisin hetimet për pallatet që do shemben
Aktualitet E Mërkurë, 4 Dhjetor 2019 12:45
Janë 7 pallate në Laç që do të shemben, pasi kanë dëmtime strukturore. Para se të nisë shembja e tyre, kanë nisur hetimet në lidhje me dëmtimet që mund të jenë shkaktuar nga banorët dhe bizneset. Burime nga prokuroria thanë se grupi hetimor po bën veprimet procedurale në qytetin e Laçit për 7 pallatet që priten të shemben.
Burime bëjnë me dije se do hetohet çdo ndërhyrje strukturore e bërë në këto godina nga ana e banorëve apo dhe bizneseve.