Në Librazhd s’ka mësim, ja situata në qarkun e Elbasanit
Reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë sjellë edhe pezullimin e mësimit në disa shkolla. Në Rrethin e Librazhdit është marrë vendimi nga Zyra e Arsimit që të pezullohet mësim në të gjitha shkollat.
Rrethi Elbasan nuk zhvillon mësim në 4 shkolla nga 98 që ka gjithsej. Nuk zhvillohet mësim ne shkollat “Ibrahim Bozhiqi” Qafe ,Guri i Zi, Qarret, dhe Shmil sepse është rruga e bllokuar. Ne keto shkolla zhvillojne mësim 312 nxënës gjithsej.
Rrethi Gramsh nuk zhvillon mësim vetëm në shkollen “Tahir Sadiku”, Lenie. Nuk zhvillohet mësim sepse rruga është e bllokuar. Të gjithë shkollat e tjera zhvillojnë mësim normalisht.
Rrethi i Peqinit zhvillon mësim në të gjitha shkollat. Në 3 shkolla, “Zinim Magani”, Pajovë e Gjocaj, zhvillohet mësim me orar të reduktuar për shkak të mungesës së ngrohjes.
KOHA JONË SONDAZH

