Në liri as 24 orë, i riu u kap për vjedhje, Balla për Adrian Isufin: Amnistinë ta marri si mesazh për rikthimin në një jete normale
As 24 orë nuk zgjati liria e përfituar nga Amnistia Penale. Ardian Isufi vodhi një automjet, dhe është arrestuar sërish nga Policia e Pogradecit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në qytetin e Korçës, foli edhe për Isufin. Balla tha se ata e dinë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për t’iu rikthyer aktivitetit kriminal.
Nga ana tjetër, Balla nënvizoi se kërkon t’i rikujtojnë personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi, por si një mesazh që t’i rikthehen jetës normale, larg veprave penale.
”Kjo është një prej arsyeve të beftë të vizitës time në DVP Korçë. Gjej rastin ti përgëzoj për reagimin e menjëhershëm, ju e dini që amnistitë janë gjithmonë të mirëpritura dhe qeveria shqiptare i propozoi kuvendit pikërisht ndërmarrjen e një hapi të tillë por ne e dimë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për ti rikthyer përsëri aktivitetit të tyre kriminal.
Rasti që përmendët është person i të njëjtës vepër penale dhe nuk i ka rezistuar tundimit. Por kjo nuk do të thotë që policia nuk e ka vigjilencën e duhur dhe i gjithë operacioni për ta rikthyer në qeli është bërë nga DVP Korçë falë inteligjencës policore dhe veprimeve të menjëhershme.
Në këtë aspekt dua t’ju rikujtoj personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi por si mesazh që ti rikthehen një jete normale larg veprave penale.
Policia e shtetit në komunikim me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve po administron të gjithë emrat e personave që janë përfitues dhe do të ketë një monitorim të secilit prej tyre në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale”,-tha Balla.