Në listën e kandidatëve një qytetare që kishte ndërruar jetë, Gjuzi: Ishte gabim

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi shpjegon gabimin që u komentua gjerësisht në media, ku një zonjë që nuk jeton më listohej si kandidatëve për deputete.

Qytetarja ka ndërruar jetë nëntorin e vitit të kaluar. Gjuzi thotë se e njihte personalisht të ndjerën dhe gabimi nuk ishte i tij. ”Ka qenë një nga miket e mia më të afërta. Ajo listë, ishte lista paraprake. Unë ndërhyra menjëherë sa e pashë. Ishte gabim i personit që punon në kompjuter, që padyshim është penalizuar, e kam hequr nga puna”.

I ftuar në “Shqipëria live”, ai kujton të ndjerën si anëtare aktive në Partinë Konservatore dhe i kërkon ndjesë familjarëve. Me humor, shton se tashmë i shikon listat deri në darkë vonë, për të qenë i sigurt dhe për të shmangur gabime të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?