Në listën e PD në qarkun e Durrësit, Agim Baçi: Nuk ka rëndësi renditja
Lista e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Prillit është vetëm një orë larg zyrtarizimit brenda afatit të caktuar nga KQZ.
Agim Baçi një prej kandidatëve për deputetë në qarkun e Durrësit, në listën paraprake të zbardhur nga ABC tha në “Log.” me gazetarin Endri Xhafo se e priste këtë renditje.
Ai tha se për të nuk ka rëndësi renditja por drejtimi që do të marrë Shqipëria pas 25 Prillit.
“E prisja dhe për mua nuk ka rëndësi renditja. Për mua ka rëndësi se çfarë do ndodhë më 25 Prill dhe çfarë drejtimi do të marrë Shqipëria. Nëse do vazhdojmë ta diskutojmë a do bëjmë diçka për këtë Shqipëri apo jo”, tha Baçi.