Në listën e Tiranës, Gjonaj: Rezultatet e drejtësisë së re do t’i shihni në 4 vitet e ardhshme
Kandidatja e PS-së në listën e Tiranës, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit me premtimin se reforma në drejtësi do të jetë akoma më shumë e prekshme në 4 vitet e ardhshme.
“Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit janë realitete të prekshme. Është e vërtetë që kemi ende shumë për të bërë, por tani janë hedhur bazat kryesore, që pritet të sjellin rezultatet në 4 vjeçarin e ardhshëm.
Pa as më të voglin dyshim besoj se në 25 prill qytetarët do të votojnë bindshëm PS-në, pasi është e vetmja që garanton zhvillimin dhe të ardhmen e këtij vendi, drejtësinë dhe barazinë e njerëzve përpara drejtësisë” tha ajo.