Në lokalin e tij u vra 58-vjeçarja! Kush është Fation Murati? Që nga lidhja me armikun e Vis Martinajt, dhe akuzat për drogë

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e autorëve të atentatit në Don Bosko, mbrëmjen e së dielës, ku viktimë aksidentalisht mbeti 58-vjeçarja Mimoza Paja. Policia thotë se do të shpërblejë me 20 mijë euro personat që japin informacione.

Paja punonte si kameriere dhe banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja, për të cilën thuhet se shënjestër për të vrarë kishte Sahit Muratin, xhaxhai i Fation Muratit, i dyshuar si vrasës me pagesë. Vetë Fation Murati duhet të ishte në banesë pasi ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Masa e sigurisë “arrest në burg” për Fatjon Muratin për akuzën e “armëmbajtjes pa leje” është zbutur në dhjetor të vitit të kaluar në “arrest në shtëpi” nga Gjykata e Tiranës.

Djali i viktimës ka prekur me një mesazh kushtuar nënës së tij, ku shkruan se: “Mallkuar qofshin ato plumbat që i zbrazen në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”. Kujtojmë se të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo banonte prej 10 vitesh në Tiranë, ndërsa mbesa që rritej nga ajo mbeti e plagosur. Humbja e gjyshes në mënyrë tragjike, ka traumatizuar 10-vjeçaren, e cila pas divorcit të prindërve kishte nënë dhe babë Mimozën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fqinji i viktimës, thotë se ajo punonte për të siguruar bukën e gojës si banakiere në lokalin që u bë shënjestër e atentatit. “Hallexheshë, punonte për copën e bukës. Ka pasur vetëm një vajzë, djali i jetonte diku tjetër me qira. Jetonte vetëm me gocën e vogël. Ajo ishte punëtore mbi të gjitha”, u shpreh fqinji i saj. Banesa e të cilit ndodhet afër me vendin e ngjarjes, thotë se të shtënat janë dëgjuar edhe në familjen e tij, teksa shton se ju janë trembur fëmijët.

Kush është Fation Murati?

Fation Murati është një emër i njohur i botës së krimit. Ai u vu në pranga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashkë me shtetasin Kristjan Gjini. Por pas hetimeve, prokuroria e Tiranes zbuloi se në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtës pa leje të armeve të kryer në bashkëpunim në armë mbajtje pa leje në banesë.

Pas kësaj Gjykata e Shkallës së Parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “arrestit në burg”, në “arrest shtëpiak”, por që mbrëmë Policia e nuk e gjeti në banesë.

Emri i Fation Muratit doli në skenë edhe në atentatin ndaj Brilant Martinajt, i afërm i Ervi Martinajt i cili prej muajsh rezulton i zhdukur dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. Në këtë atentat, në zonën e Fushë Krujës, mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Murati rezulton gjithashtu i dënuar në Itali e Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike, dhe për këtë prokuroria ka vënë në sekuestro disa pasuri të tij, mes tyre edhe lokali ku ndodhi masakra me 1 të vdekur e 6 të plagosur në Don Bosko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?