Në luftë me Covid-19, mjeku Tritan Kalo shpallet qytetar nderi i Gjirokastrës
Ai është në front të parë të luftën ndaj Covid-19 dhe vlerësimi për mjekun e mirënjohur Tritan Kalo nuk mungon. Këshilli Bashkiak i Gjirokatrës ka shpallur sot qytetar nderi mjekun Kalo. Është vetë mjeku që ka bërë publik këtë lajm, ku shprehet se është një vlerësim i madh për të.
Përmes një postim në mediat sociale, Kalo shprehet se nuk e kishte menduar që puna dhe përkushtimi i tij do të tërhiqte vëmendje e do të vlerësohej kaq lart.
Ai shprehet edhe se është thellësisht i prekur nga ky nderim për të dhe shton se njërezit gjithmonë e kanë njohur dhe vlerësuar Gjirokastrën si qyteti i gdhendur plot hijeshi e madhështi në shpatet e Malit të Thatë, si qyteti që plot bujari rrit e ushqen djem e bila të përkorë.
Mjeku Tritan Kalo nuk është i vetmi që është nderuar nga qyteti i tij i lindjes. Pak javë më parë dhe mjeku Pëllumb Pipero mori titullin qytetar nderi i Skraparit, për kontributin e tij në mjekësinë shqiptare.
https://www.facebook.com/tritan.kalo/posts/3606151486076258