Në luftë me zjarrin në Elbasan, zjarrfikësi pickohet gjatë detyrës nga gjarpëri

Një zjarrfikës është pickuar nga gjarpëri në një aksion të shuarjes së një zjarri të qëllimshëm në fshatin Lugaxhi të Elbasanit.

Ky është rasti i parë pickimi nga gjarpëri në Elbasani dhe 56- vjeçar i Nazmi Ferhati ëshë jashtë rrezikut për jetën.

Ai u pickua në gishtin e dorës së djathtë dhe u transportua me urgjencë në spital pasi helmi i shkaktoi komplikacione në shëndet.

Ndërkohë zjarrfikësja e Elbasanit ishte duke punuar në një zjarr që kishte marrë përmasa të mëdha në fshatin Lugaxhi të njësisë administrative Labinot Mal.

SHKARKO APP