Në Lushnjë mbërrin njësia anti-eksploziv në vendngjarje, ja për çfarë dyshohet

Disa orë pas shpërthimit shkatërrues, në vendin e ngjarjes ka mbërritur njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën. Kjo vjen pasi një bombol oksigjeni ka shpërthyer në momentin e ngjarjes së rëndë, ndërsa një tjetër dyshohet se ende nuk ka shpërthyer.

Vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Ata po kontrollojnë zonën e magazinës, tashmë të shkatërruar totalisht. Shpërthimi fatal ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Në vinç ndodheshin babai bashkë me djalin, të cilët humbën jetën brenda pak orësh. Të plagosur kanë mbetur 8 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës.

SHKARKO APP