Në makinë me Indrit Doklen, mbetet në burg Murati. Sekuestrohet mjeti i blinduar
Fatjon Murati i arrestuar dy ditë më parë, do të qëndrojë në burg. Ai ishte në një njëjtën makinë me Endrit Doklen, mjet që drejtohej nga Gentian Reçi, kunati i Dokles. Kjo është kërkesa e depozituar këtë të hënë në Gjykatën Penale Tiranë, ku emri i vetëm për të cilin kërkohet një masë sigurie është Murati. Për Endrit Doklen dhe Gentian Reçin, policia dhe prokuroria kanë vendosur lirimin e tyre.
Ditën e ndalimit të Dokles, Gjecit dhe Muratit policia ka sekuestruar edhe një automjet të blinduar për të cilin është vendosur masa e sekuestros, pasi pronari i tij është një shtetas bullgar dhe po verifikohet dokumentacioni.
Me ndryshimet ligjore automjetet e blinduara janë të ndaluara të përdoren, vetëm kur pas kërkesës leja miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.