Në Malësinë e Madhe arrestohet numëruesi, PD: Hakmarrje e kreut të policisë

 

Një incident në Malësinë e Madhe është shoqëruar me arrestimin e numëruesit të ZAZ nr 1 Emirion Hasaj mbrëmjen e 27 qershorit 2015.Sipas policisë numëruesi po hynte për për të numëruar në ZAZ, kur efektivët i kanë kërkuar pasaportën, dhe bexhin mandatues të KQZ.Gjithashtu policia ushtroi kontroll se dyshonte se mos kishte ndonjë mjet përgjues, kjo gjë ka irrituar numëruesin.

Pas kësaj shefi i policisë së Malësisë së Madhe Shkëlqim Kola ka kërkuar arrestimin e tij për kundërshtim të punonjësve të policisë.

Por arrestimi sipas kandidatit të PD Anton Kokaj është i qëllimshëm pasi numëruesi është simpatizant i PD dhe sipas tij shefi i policisë është hakmarrë se Hasaj merrte pjesë në mitingjet e PD dhe kur ka kryer arrestimin ka qenë në gjendje të dehur.

Aktualisht në KZAZ nr 1 është ndërprerë numërimi për këshilltarë bashkiakë dhe 15 kutitë e mbetura nga 75 gjithsej do të numërohen në KQZ në Tiranë. Deri tani LSI është forcë e parë e ndjekur pothuajse me të njëjtin numër votash nga PS dhe PD është e treta.

SHKARKO APP